Lajme

Demoluan disa vila dhe një shtëpi, arrestohen dy persona në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 07 January 2025

Dy persona janë arrestuar pasi që dyshohen se i kanë demoluar disa vila dhe shtëpinë e një tjetri në Prizren.

Të dyshuarve i janë gjetur edhe armë gjatë kontrollit të shtëpisë, ndërsa vlera e dëmit është e lartë, sipas policisë.

“Prizren / 06.01.2025 – 15:00.  Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit i kanë demoluar disa vila dhe shtëpinë ankuesit mashkull kosovar. Vlera  e demit raportohet të jetë e lartë. Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar:  dy pushkë gjuetie, 105 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një thikë,  një shufër metalike, tre karikatorë dhe një automjet. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera