FOKUSI NË BUJQËSI

Dëmet e shkaktuara nga breshëri në bujqësi në Rahovec mbi 1.1 milion euro

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 07 June 2017

Komisioni i formuar nga ana e Kryetarit të Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në kulturat bujqësore nga breshëri i datës 23 maj 2017, ka dalë me raport zyrtar për dëmet e shkaktuara, dhe sipas këtij komisioni dëmet janë në vlerë prej 1 milion e 160,754.80 euro.

Anëtarët e komisionit fillimisht kanë vizituar zonat e atakuara nga breshëri për të parë shkallën e dëmit të shkaktuar dhe në cilat kulturat bujqësore është shkaktuar demi.

Përmes programit qe posedon Departamenti i Vreshtarisë dhe i Verërave ne Rahovec është përgatitur harta, nga e cila është nxjerr sipërfaqja e vreshtave të prekura nga breshëri, numri i vreshtave dhe kultivarët e rrushit. Gjithashtu përmes programit të LPS-së, të gjithë fermerët të cilët kane aplikuar për subvencionimin e kulturave bujqësore të cilat kultivohen në këtë zone të prekur nga breshëri, është nxjerr sipërfaqe dhe kultura të dëmtuara.

-Advertisement-

Shkalla e demit të shkaktuar nuk ka qene e njëjtë ne terë zonën e prekur dhe varësisht sipas kulturave kjo shkalle ndryshon. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera