Delta po përhapet me shpejtësi, në Kosovë s’ka termine të lira për vaksinim
Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 29 August 2021
Ndonëse është rritur interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID-19, shumë prej tyre nuk po kanë mundësi të marrin vaksinën, kjo për shkak që nuk po arrijnë të gjejnë terminë të lira për t’u vaksinuar. Përkundër thirrjeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik për vaksinim, shumë qytetarëve nuk po ju mundësohet një gjë e tillë me kohë.
Përkundër interesimit, shumë qytetarë po e kanë të vështirë që të lënë termine për t’u vaksinuar, raporton Gazeta Express.
Në kohën kur po rritet numri i viktimave nga COVID-19, e po ashtu edhe ai i rasteve të reja të infektuara me këtë virus, shumë qytetarë po e kanë të pamundur për t’u vaksinuar.
Kjo pasi ata nuk po gjejnë termine të lira në platformën e-Kosova.
Për më shumë se një javë shumë qytetarë është dashur të presin derisa të gjejnë terminë të lira për t’u vaksinuar.
E një situatë e tillë tashmë po na përcjell që një kohë.
Përkundër që varianti Delta i COVID-19 po përhapet me shpejtësi në vend, e po ua rëndon gjendjen shëndetësore personave të pavaksinuar, këta të fundit nuk po gjejnë ndonjë zgjidhje që të vaksinohen sa më parë.
Ndërsa, përkundër interesimit të madh për t’u vaksinuar, qendrat e vaksinimt gjatë vikendeve po vazhdojnë të vaksinojnë një numër më të vogël të qytetarëve.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend janë administruar 11 mijë e 17 doza të vaksinave, ndonëse qendrat e vaksinimit kanë kapacitete për të administruar më shumë doza.
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë javë më parë për gazetën se numri i dozave ditore të vaksinave që po administrohen nuk është i vogël, dhe se pothuajse Kosova ka numrin më të madh të dozave për kokë banori në rajon që administrohen brenda një dite.
Ndërsa, nga Asociacioni i Komunave të Kosovës kanë kërkuar që të hapen edhe qendra tjera të vaksinimit e që vaksinimi të bëhet edhe gjatë vikendeve.
Të tjera
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...