Lajme

Deklarohet Presidenti polak për raketën ruse: Ndoshta ishte një incident fatkeq

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 16 November 2022

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka thënë se raketa ruse që ra në vendin e tij dhe vrau dy persona mund të jetë  “një incident fatkeq”.

“Nuk kishte asnjë bazë për të besuar se incidenti me raketa ishte një sulm”, ka thënë Duda të mërkurën.

Presidenti polak po ashtu shtoi se me shumë gjasë raketa është e mbrojtjes ajrore të Ukrainës. Theksoi se Polonia ishte ende duke analizuar mundësinë e nisjes së procedurës së Nenit 4 të NATO-s, por duket se nuk është e nevojshme.

-Advertisement-

Edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, informoi aleatët gjatë ditës së sotme se rënia e raketës në Poloni ishte si rezultat i mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Raketa që ra në një fshat polak në kufi me Ukrainën la të vdekur dy persona. Polonia dhe anëtarët e NATO-s ishin të kujdesshëm në reagimet e tyre menjëherë pas raportimeve të para, derisa të përfundonte një hetim i plotë se cfarë ka ndodhur realisht në Poloni

Derisa edhe deklaratat e liderëve të superfuqive botëtore duken të jenë ende të mjegullta dhe pa një siguri se e kujt ishte raketa dhe nga kush u hodh./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera