Lajme

Deklarohet policia rreth incidentit të mbrëmshëm mes Plisave dhe Xhebrailave

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 05 September 2022

Mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” ka pasur përleshje mes Plisave dhe Xhebrailave.

Ngjarja ndodhi para fillimit të derbit Prishtina – Ballkani.

E lidhur me rastin është deklaruar policia.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci, tha për Klankosova.tv se të lënduar janë tre tifozë derisa janë inicuar dy raste.

Derbi i Superligës i takoi skuadrës nga Suhareka.

Skuadra e udhëhequr nga Ilir Daja, fitoi me rezultat 0:1.

Golin e vetëm e shënoi Albion Rrahmani, në minutën e 46-të.

Të tjera