Sport

Deklarata e Zidanes para derbit me Atletico Madridin

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 11 December 2020

Real Madridi dhe Atletico Madridi nesër takohen në kuadër të La Ligës, shkruan Gazeta inFokus.

Para këtij takimi ka folur trajneri i ‘Los Blancos’, Zinedine Zidane, i cili ka thënë se Atletico janë favorit në këtë përballje.

“Ata janë shumë favorit, natyrisht. Ne i njohim ata shumë mirë, si gjithmonë”.

-Advertisement-

“Ne duam të tregojmë gjithmonë se çfarë ekipi jemi, pa menduar nëse do ta fitojmë La Ligën apo jo. Duam të fitojmë gjithmonë, sa herë që luajmë, po ashtu jemi kampion të La Ligës vitin e kaluar dhe natyrisht që duam ta mbrojmë titullin. Do të luftojmë deri në fund për këtë”, ka thënë Zizu.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Atletico Madridit luhet nesër me fillim nga ora 21:00./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera