Sport

Deklarata e Rafet Prekazit, pasi Kosova U21 mposhti Andorrën U21

Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 13 October 2020

Kombëtarja e Kosovës U21 e ka mposhtur Andorrën U21 me rezultat minimal 1-0, në sfidën e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian për grupmoshat U21, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e vetëm për ‘Dardanët’ në këtë takim e shënoi sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, në minutën e 62’.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Kosovës U21, Rafet Prekazi, i cili ka thënë se kanë pasur shumë telashe për shkak te virusit.

-Advertisement-

Tutje ai këtë fitore i’a ka uruar të gjithëve e në veçanti katër futbollistëve që rezultuan pozitiv me ‘Covid-19’.

“Dihet që kemi shumë telashe edhe në A edhe në U-21. Kemi lojtarë me virus, është dashur të izolohemi. Ia urojë fitoren të gjithëve, sidomos lojtarëve me virus. Kom mëndu shumë gjatë lojës çfarë zëvendësime me ba. Lojtarët kanë pasur raste, por jo mjaftueshëm agresivitet. Lojtarët kanë kërkuar zëvendësime, kishim shumë telashe, por u shpërblye angazhimi. E kemi merituar fitoren. I kemi fituar dy ndeshjet e para, kemi menduar që do të bëjmë vepra të mëdha, por dhjetë lojtarë të atij ekipi nuk luajnë. Kemi sjellë lojtarë të rinj. Ka shumë lojtarë të vitit 2000 e 2001. Patëm shumë telashe me lojtarë dhe kemi marrë shumë lojtarë të rinj për të ndërtuar ekipin për kualifikimet e ardhshme”, ka deklaruar Prekazi.

Pas kësaj fitoreje Kosova U21 renditet e katërta në grupin e tretë me 9 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera