Lajme

Deklarata e Përbashkët për Personat e Zhdukur: Familjarët, skeptikë që hapen arkivat

Autori: Gazeta inFokus 21:37 | 26 April 2023

Të enjten më 27 prill, Kosova shënon ditën kombëtare në kujtim të personave të zhdukur në luftë.

Pesë ditë pas kësaj, më 2 maj në Bruksel, në kuadër të takimit të nivelit të lartë të  dialogut Kosovë- Serbi, sipas njoftimit nga emisari Miroslav Lajçak, miratohet zyrtarisht Deklarata e Përbashkët për Personat e Zhdukur.

Dokumenti që ende nuk është bërë publik sipas palës kosovare përfshin edhe termin “persona të zhdukur me dhunë” gjë e cila deri tani është mohuar nga pala serbe, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

Me deklaratën e përbashkët mëtohet që Beogradi pajtohet me hapjen e  arkivave ushtarako-policore që mendohet se do zbardhnin fatin e mbi 1,600 vetave që janë në listën e të pagjeturve të zhdukur në luftë.

“Jemi skeptikë me thënë të drejtën sepse Serbia, asnjëherë nuk do t’i lejojë që t’i hapë arkivat, pa një trysni të madhe të bashkësisë ndërkombëtare. Sepse Serbia çdo gjë e ka të arkivuar mirë. Sepse çdo krim që e ka bërë qoftë të vrarëve, qoftë të zhdukurve e ka bërë në mënyrë komanduese dhe administrative edhe të filmuara”, tha Ahmet Grajqevci, nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës.

Kosova dhe Serbia, u pajtuan në kuadër të Aneksit të Zbatimit të ujdisë sipas planit evropian ta miratojnë me urgjencë deklaratën për personat e pagjetur, që u negociua në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera