Deklarata e ministres serbe, Çitaku: Ideologjia që prodhoi gjenocid s’është mposhtur, zërat që glorifikojnë krimet janë në institucione
Autori: Gazeta inFokus
16:14 | 14 July 2026
Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, duke komentuar deklaratën e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të ishte në vend të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”, tha se kjo dëshmon që ideologjia gjenocidale në Serbi nuk është mposhtur.
Ajo tha se zërat që glorifikojnë krimet vazhdojnë të jenë në institucionet serbe.
“Kur e dëgjon një ministre të Qeverisë së Serbisë të thotë se Serbia është dashur ta spastronte etnikisht Kosovën në vitin 1998, e kupton se problemi nuk është vetëm e kaluara. Problemi është se ideologjia që prodhoi gjenocid, masakra dhe dëbime masive ende nuk është mposhtur. Pra, sipas tyre, nuk paskan vrarë mjaftueshëm. Nuk paskan djegur mjaftueshëm. Nuk paskan dëbuar mjaftueshëm. Kjo nuk është vetëm fyerje për viktimat e luftës. Është dëshmi se Serbia ende nuk është përballur me të kaluarën e saj kriminale dhe se zërat që glorifikojnë krimet vazhdojnë të kenë vend në institucionet e saj”.
Por, Çitaku thotë se ata “harruan diçka”.
“Në vitin 1998 e 1999, Serbia ishte shumëfish më e madhe, më e armatosur dhe më e fuqishme ushtarakisht. Ne ishim pala më e dobët në armë, por jo në shpirt. Humbëse nuk ishte Kosova. Sepse nuk ka forcë më të madhe se zemra e një njeriu që është i gatshëm të sakrifikojë gjithçka për lirinë. Nuk ka ushtri që e mposht vullnetin e një populli që ka vendosur të jetojë i lirë. Kosova nuk u gjunjëzua atëherë. Nuk do të gjunjëzohet as sot. As nesër. As kurrë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës”.
Deklarata e Paunoviq nxiti reagime të ashpra në Kosovë, ndërsa nga BE’ja thanë se deklarata të tilla s’kanë vend në Europë dhe iu bëri thirrje liderëve në Serbi të përmbahen nga deklarata nxitëse.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të arrijë një si...
-
Konsulli i Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, takohet me kryetaren e Bashkisë së Torontos, diskutojnë për bashkëpunim dhe komunitetin shqiptaro-kosovar
Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, ësht...
-
Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: S’di çka të them, e kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty…
Daut Haradinaj nga Aleanca, ka reaguar lidhur me vizitën e Jakup Krasniqit në...
-
Uji tejkalon standardet e lejuara, ndalohet përdorimi për pije në dy zona të Gjakovës
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se uji në zonat e furn...
-
Jakup Krasniqi nesër përfundon vizitën në Kosovë, raportohet se në orën 15:00 niset për në Hagë
Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën ...
-
Policia e Shqipërisë jep detaje mbi alarmin për bo*mbë në avion
Policia e Shqipërisë ka reaguar pas raportimeve se në avionin Manchester – Ti...
-
Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm për bom*bë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin
Një situatë tensioni kanë përjetuar sot pasagjerët e një avioni të Ryanair, q...
-
Maqedonci vlerëson pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimin “Golden Sabre”
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë pjesë në ushtrimin fushor “Golden ...
-
Sveçla njofton për aksionin në Mitrovicë, sekuestrohen kok*ainë, telefona dhe mbi 1 mijë euro
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e ...
-
Shiroka-Pula: Filantropia dhe shërbimi ndaj të tjerëve janë vlera që forcojnë shoqërinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Sami...
-
Ardian Gjini publikon shifrat e BQK-së: Çmimet dhe borxhet e qytetarëve janë rritur në mënyrë ekstreme, si po ia dalin familjet kosovare?
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndjes...
-
Reagimet se i kanë ndarë vetëm 1.5 milionë për to, Pacolli: Mandat i digave, janë në proces, ndërtimet fillojnë më 2027 -28
Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes një po...
































