Sport

Deklarata e Ismet Munishit pas fitores së Ballkanit ndaj Arbërisë

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 16 October 2020

Ballkani arriti të triumfoj në duelin kundër Arbërisë, në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Pas takimit ka folur Ismet Munishi, trajneri i Ballkanit, i cili është shprehur i kënaqur me paraqitjen e djelmoshave të tij.

“E kemi ditur që do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi që rezultatet e Arbërisë nuk janë të rastësishme. Ndeshjes i’u kemi qasur me angazhim pothuajse 120% dhe jam i kënaqur me paraqitjen e secilit futbollistë, sikurse të atyre që startuan, po ashtu edhe të atyre që u inkuadruan në lojë.

-Advertisement-

Krahas fitores jam i kënaqur që edhe Mevlan Zeka po rikthehet në formën e duhur dhe po tregon që është një futbollist cilësor. Ne kemi nevojë për të dhe secilin futbollistë, pasi që kemi orarin e ngjeshur të ndeshjeve dhe na duhet freski”, deklaroi Munishi.

Pas kësaj fitore Ballkani vazhdon të mbaj pozitën e parë me 16 pikë, kurse ndeshjen e radhës e pret Dritën në shtëpi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera