Lajme

Deçanasi vite me radhë përdor emrin e rrejshëm, arrestohet nga policia

Autori: Gazeta inFokus 19:56 | 02 December 2019

Policia e Kosovës -Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, kanë lëshuar arrest për ndaj përsonit Luan (Muhamet)Lajqi, i cili akuzohej për sy vepra penale ‘vrasje në tentativë’ në kërkim nga Gjykata Themelore në Pejë, dhe një vepër ‘vetëgjyqësi’, në kërkim nga Gjykata Themelore në Gjakovë.
Ndërsa gjatë kësaj të hëne , në fshatin Llukë e Epërme –Deçan , është bërë arrestimi i tij nga njësitet policore të stacionit policor në Deçan, shkruan gazeta inFokus.

I arrestuari vite më parë kishte përdorur identitet të rrejshëm nga Argjend Molliqaj, në Luan Lajqi.

“Sektori i hetimeve në Deçan kanë arrestuar të dyshuarin e lartcekur i cili është i dënuar me një vit e tre muaj burgim për veprën penale ‘vetëgjyqësi. Ky dënim ju ka shqiptuar nga Gjykata Themelore në Pejë me emrin Argjend MOLLIQAJ. I njëjti e ka ndërruar emrin nga Argjend MOLLIQAJ, në Luan LAJQI dhe me ketë emrin e fundit i njëjti po ashtu ka qene i kërkuar me Urdhëresë për sjellje me forcë , të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë. I dyshuari i lartcekur është dërguar ne vuajtje dënimi”

-Advertisement-

“Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt.

Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës e ndihmuan qytetarët dhe falënderojmë të gjithë për besimin dhe shtimin e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera