Debat i ashpër për ligjin e financimit të partive politike
Autori: Sylejman Sylejmani
15:59 | 19 December 2018
Me gjashtë vota për, dy kundër e një abstenim ka kaluar projektligji për financimin e subjekteve politike në komisionin për buxhet e financa të Kuvendit të Kosovës.
Miratimi i këtij projektligji u përcoll me një debat të ashpër mes përfaqësuesve të Vetëvendosjes e PSD-së, shkruan Gazeta inFokus.
Kryetarja e komisionit për legjislacion, Albulena Haxhiu e cila edhe pse nuk është pjesë e komisionit për buxhet e e financa, morri pjesë në mbledhjen e tij.
E prezenca e saj, i pengoi deputetit të AAK-së, Blerim Kuqi, i cili tha se kjo parti është mësuar t’i monitorojë deputetët e vet.
Kjo solli edhe reagimin e Haxhiut, që iu drejtua Kuqit duke i thënë që nëse nuk i pëlqen prezenca e saj, ta lëshoj mbledhjen.
Në këtë mes ka ndërhyrë kryesuesja e mbledhjes, Safete Hadërgjonaj e cila e ka ndalur debatin.
Haxhiu gjithashtu ka kundërshtuar ashpër ndryshimin-plotësimin e ligjit për financimin e partive politike, i cili nëse kalon në Kuvend do ta detyronte Vetëvendosjen që t’i ndajë paratë që i merr nga shteti, me të larguarit nga partia, që tash janë pjesë e PSD-së.
“Gjykata kushtetuese e ka treguar se çka e parasheh grupin parlamentar. Liria e deputetit nuk lidhet edhe me financat. Pasojat do t’i bartni ju që po bëni pazare me projektligje të tillë”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka thënë se në rast se kalon ky projektligj edhe në Kuvend, ata do të kërkojnë një interpretim edhe nga Gjykata Kushtetuese.
Në arsyetimin që ia bëri projektligjit i cili ka kaluar më herët në qeveri, Besnik Tahiri tha se ai i është nënshtruar një konsultimi të plotë dhe ka marrur mbështetjen edhe të komisionit të Venedikut.
“Në plotësim ndryshimin e këtij ligji janë dy çështje. E para flet për kontributin e transferim bankar, ku gjithçka që kalon mbi 50 euro duhet të kalojë në transferim financiar. Kurse, e dyta lidhet me mandatin që ka të bëjë me mbi gjashtë deputetë të partisë politike. Dhe çështja e tretë është një lutje që të miratohet sa më shpejtë për shkak të obligimeve të MSA-së”, ka thënë Tahiri.
Përkrahje projektligjit me disa vërejtje i ka dhënë deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj.
“Duhet ta shoh Qeveria çështjen e transaksioneve ditore. Qeveria e ka hequr këtë rregull për partitë politike. Auditori nuk auditon mjetet që nuk janë të buxhetit të shtetit. Raportet buxhetore kanë qenë kogja skandaloze”, tha Molliqaj.
Përkrahje për këtë projektligj përveç Vetëvendosjes, dhanë të gjitha partitë e tjera. /Gazeta inFokus

T� tjera
-
HULUMTIM: Një pronë në Prishtinë blihet deri në 2 mijë euro për m², AKP-ja i shet me 127 e 160 euro – Si u shitën 8 prona për persona me mbiemrin Jashari
Derisa Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) arsyetohej se pronat po shitesh...
-
Gërvalla takoi zëvendëspresidentin e Eurojust-it: Krimit të organizuar i përgjigjemi me forcën e bashkëpunimit ndërkombëtar
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë ditës...
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...
-
Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bl...
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...
-
Zgjerimi i tregut ndërkombëtar, Comodita nis dyshekë drejt Qipros (VIDEO)
Comodita Home po vazhdon të zgjerojë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare...
-
118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së diplomi...
-
Haxhiu pret Hargreaves, flasin për ‘‘prioritetet legjislative’’ të Kuvendit dhe projektligjet që ndërlidhen me Planin e Rritjes
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në ...
-
Një minutë heshtje në nderim të zyrtarëve policorë të rënë në detyrë
Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së ...
-
Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës
Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zy...



































