Lajme

Daut Haradinaj: Mbështetje e fuqishme vizionit tonë për Kryeqytetit

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 06 July 2021

Kandidatura e Daut Haradinajt për kryetar të Prishtinës është mirëpritur nga të gjitha grupmoshat në Kryeqytet.

Haradinaj sot ka pritur në takim një grup të rinjsh të cilët ia kanë dhënë mbështetje të fuqishme në garën për kryetar të Prishtinës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se vizioni që ka për Prishtinën ka gjetur mbështetje në masë të madhe.
“Radhët e të rinjve që po na bashkohen në garën tonë për Prishtinën nuk kanë të ndalur.

-Advertisement-

Vizioni jonë për Prishtinën që e duam, po mbështetet në masë të madhe nga të rinjtë e Kryeqytetit. Kjo vërehet çdo ditë nga entuziazmi i madh i të rinjve për t’ju bashkëngjitur ekipit tonë fitues. I nderuar të jemi bashkë në këtë rrugëtim”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera