Fun & Video

Dasma e ‘çmendur’ në Angli me makina luksoze dhe me shumë zhurmë. Banorët lajmërojnë policinë (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 05 July 2021

Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mes të Londrës.

Me dhjetëra makina, mes tyre Porsche e Lamborghini, mbushën rrugët në Telford të Anglisë për 4 ditë me radhë.

Zhurma e makinave dhe muzika e lartë detyruan fqinjët të njoftojnë policinë për shqetësimin që u ishte shkaktuar.

-Advertisement-

Fqinjët u detyruan të thërrisnin policinë kur festimet e një dasmë zgjatën katër ditë dhe rruga ishte mbushur me makina luksoze dhe të zhurmshme.

Daily Mail, sjell dëshminë e një banori, i cili ka thënë se po festohej një martesë që ishte anuluar më parë për shkak të masave anticovid.

“Dasmë apo çfarëdo qoftë, nuk është koha e duhur për të shpërthyer fishekzjarrët që zgjatën 4 ditë, deri në 3 të mëngjesit”, shkruan një banor në Tëitter.

Rasti u konfirmua edhe nga policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera