Sport

“Dardanët” reagojnë pas barazimit të Kosovës ndaj Andorrës

Autori: Gazeta inFokus 23:44 | 28 March 2023

Kombëtarja e Kosovës zhgënjeu sonte duke barazuar me Andorrën, në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 1:1, shkruan Gazeta Express.

Edon Zhegrova (59’) shënoi për Kombëtaren kosovare, kurse Albert Rosas (61’) për mysafirët.

Tifogrupi i Kosovës, “Dardanët”, pas ndeshjes kanë reaguar përmes faqes së tyre zyrtare.

Ata kanë bërë thirrje për të mos u demoralizuar, pasi që ka ende ndeshje të tjera.

“Nuk duhet të demoralizohemi. Ka beteja tjera për t’u fituar”, thuhet në postimin e “Dardanëve”. /Gazeta Express/

Universiteti #1 në SHBA për inovacion vjen në Kosovë?

Të tjera