Sport

Dardanët: Ëndrra jonë vazhdon, mos na ndërpreni

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 06 December 2019

Tifo-grupi zyrtar i Kosovës, Dardanët kanë reaguar rreth zhvillimeve të fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Nëpërmjet nëj reagimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, Dardanët kanë kërkuar që nga gjithë vendimmarrësit dhe faktorët relevant në këtë situatë të krijuar, që interesi i shtetit të Kosovës dhe futbollit të saj të jetë primar dhe mbi interesat individual, çdo mosmarrëveshje të zgjidhet pa tensione dhe të mos e dëmton marrëdhënien e FFK me UEFA, dhe që të mos ketë ndërhyrje politike në FFK, jo vetëm sot, por asnjëherë.

“Paradoksalisht, në vend se të jemi të fokusuar në ndeshjet e radhës të Play-off-it, ne dhe gjithë opinioni publik futbolldashës jemi në ethe të ngjarjeve rreth FFK. Bëjmë apel të gjithëve për ftohje të tensioneve që mund të rrezikojnë pjesëmarrjen tonë eventuale në Euro2020. Ne, tifozët e Kosovës, nuk mbështesim asnjëherë individ të caktuar, por futbollin e Kosovës. Ne, tifozët e Kosovës, gjithmonë do të përkrahim strukturat legale në FFK, andaj e përkrahim Kryetarin aktual të FFK-së, Agim Ademi”, kanë shkruar ndër tjerash Dardanët:

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera