Lajme

Dardan Sejdiu: Industria e Serbisë është bërë e rëndësishme për tregun evropian

Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 17 September 2024

Opinionisti, Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” ka thënë se Serbia në katër-pesë vitet e fundit në aspektin ekonomik dhe tregtar, sipas tij ka ecur me hapa të jashtëzakonshëm përpara.

Sejdiu është shprehur se industria e Serbisë është bërë e rëndësishme për tregun evropian.

Tutje, ai tha se Serbia është njëri ndër partnerët më të mëdhenj tregtar të Gjermanisë.

-Advertisement-

“Serbia katër-pesë vitet e fundit në aspektin ekonomik dhe tregtar ka ecur me hapa të jashtëzakonshëm përpara”.

“Tregu i Serbisë, industria e Serbisë është bërë e rëndësishmë për tregun evropian. Eksportet e Serbisë në Gjermani janë diku rreth 5 miliardë euro. Ndër partnerët më të mëdhenj tregtar të Gjermanisë është Serbia”, u shpreh ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera