Lajme

Dalin pamjet, momenti kur ukrainasit bombarduan per fundosje luftanijen ruse “Moskva”

Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 14 April 2022

Sipas raportimeve më të fundit, luftanija e rëndësishme ruse, “Moskva”, që ka udhëhequr sulmin detar të Rusisë në Ukrainë, është fundosur.

Ukraina pretendon se e goditi anijen luftarake me raketa, duke shkaktuar fundosjen e saj mirëpo Rusia nuk ka konfirmuar asnjë sulm të tillë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Gjatë gjithë të enjtes pati raporte kontradiktore nga Moska, Kievi dhe Pentagoni për atë që ndodhi me anijen, nëse ajo ishte ende në zjarr, apo ishte fundosur.

-Advertisement-

Sidoqoftë, pamjet me video tregojnë se luftanija Moskva është dëmtuar rëndë nga Ukraina me raketa lundrimi Neptun, të cilat janë të dizajnuara posaçërisht për përdorim kundër anijeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera