Sport

Dalin në shitje biletat për ndeshjen, Kosovë – Maltë

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 08 October 2018

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve me 11 tetor, në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe do të takohet me Maltën.

Duke marrë parasysh që interesimi është i madh, Federata e Futbollit e Kosovës ka lëshuar një njoftim rreth biletave për këtë ndeshje.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar opinionin se shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Maltë, që do të zhvillohet më 11 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të fillojë të hënën (sot) 8 tetor prej orës 17.00 dhe shitja e tyre do të bëhet në dyqanet e kompanisë IPKO, në pikat e mëposhtme të shitjes.

-Advertisement-

Çmimet e biletave janë si vijon:2 euro Veri/Jug

3 euro Lindje
5 euro Perëndim
10 euro Perëndim (pjesa qendrore)Një person mund të blejë vetëm 5 bileta.
Për çdo fëmijë nevojitet bileta.

Secili duhet të ulet në ulësen e vet dhe askush nuk ka të drejtë të qëndrojë në shkallë të stadiumit.

Pikat e shitjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera