Ekonomi

Dakaj: S’ka asnjë justifikim, dinari sjell k*iminalitet në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 24 January 2024

Gazetari dhe njohësi i çështjeve ekonomike, Shkelzen Dakaj ka thënë se përdorimi i dinarit në Kosovës është më shumë i përfshirë në aspekte kriminale sesa me interesat legjitime të komunitetit serb në vend, shkruan Gazeta Infokus.

I ftuar në emisionin FIVE në Dukagjin, Dakaj ka theksuar edhe rrezikun e kontrabandës dhe pastrimit të parave që mund të shkaktohet nga përdorimi i dinarit.

“Problematika këtu është shkak kriminaliteti, nuk ka asnjë justifikim që kjo mund të jetë një telashe për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, sepse ata mund të qarkullojnë me para euro sikur gjithë qytetarët e tjerë, këtu është më shumë kriminalitet sesa çështje e interesave të qytetarëve”, ka deklaruar Dakaj.

-Advertisement-

Sipas tij, një aspekt tjetër problematik është edhe mungesa e monitorimit të qarkullimit të dinarit.

“Shumë korrekt edhe shumë i drejtë, madje Kombet e Bashkuara e kanë hequr me vendim të UMNIK-ut atëherë ka qenë marka si valutë është përdorur si zyrtare dhe e vetme, prej atëherë qarkullon dinari dhe bëhen pagesa, bëhet shitblerje, janë krejtësisht jashtë sistemit bankar, dhe mundet me pas kontrabandë  dhe pastrim të parave. Edhe mënyra e pastrimit të parave qysh vijnë prej Serbisë, që thirren në emër të atyre që janë pagesa për pensione diku rreth 60 mijë, po hyjnë për 60 mijë paga dhe pensione e raste sociale hyjnë valuta me dinarë, që bëhet prej një kompanie serbe, e që është kompani private dhe shteti i Kosovës nuk ka asnjë të dhënë dhe nuk kalojnë në asnjë mbikëqyrje”, ka thënë Dakaj.

Ai ka përmendur se dinari është futur në qarkullim në mënyrë të paligjshme dhe se ky proces ka lejuar veprimtari të dyshimta, duke dëmtuar buxhetin e shtetit.

“Nga reagimet që bëhen, nëse e shohim prej SHBA-së dhe BE-së, ku thuhet se duhet të kenë kujdes,  megjithatë janë të matura deklaratat e tyre, se nuk po thonë se nuk duhet me u respektu apo nuk duhet me hy në fuqi vendimi i BQK-së që prej 1 shkurti të mos qarkullohen. Madje aty thuhet se nuk lejohen pagesa më, ajo është e ndalur por tani blerja e pronave dhe qarkullimi me to është i detyrueshëm partë me i konvertu në euro për të bërë pagesë”, ka deklaruar tutje Dakaj./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy