Lajme

Daçiq: Kundërshtohet thirrja për të zgjedhur ndërmjet Rusisë dhe perëndimit

Autori: Gazeta inFokus 08:29 | 03 November 2017

Serbia dëshiron ta mbajë balancimin e ndjeshëm ndërmjet Rusisë dhe perëndimit, ka thënë ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, duke e refuzuar thirrjen e Shteteve të Bashkuara për tu përcaktuar për njërën anë.

Serbia, vendi më i madh që ka dalur nga shkatërrimi i ish-Jugosllavisë, konsiderohet se ka afërsi natyrore me Rusinë, por është tejet e interesuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Para disa ditësh, zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee, gjatë vizitës në Beograd tha se Serbia “nuk mund të ulet në dy karrige në të njejtën kohë”.

-Advertisement-

Këto komente të tij janë kritikuar ashpër në Beograd.

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Beogradi do ta mbajë balancimin me perëndimin, Rusinë dhe Kinën”.

“Ajo që ne nuk dëshirojmë është që dikush ta tërheq karrigen tonë nën ne…ajo që është e rëndësishme është që të shohim se çka është në interesin tonë më të mirë”, i tha Daçiq agjencisë Reuters gjatë një interviste.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera