Lajme

Çudia arsimore në Kosovë– nxënësit e klasave 1, 3 e 5 kanë një mësues e një klasë

Autori: Gazeta inFokus 23:45 | 30 May 2022

Nxënësit e paraleles së ndarë fizike të shkollës “Ibrahim Banushi” në Kleçkë të Lipjanit mësojnë me klasë të kombinuara, ku e para e treta dhe e pesta janë bashkë, ndërkaq në klasën tjetër është e dyta dhe e katërta.

Në këtë shkollë janë tre mësimdhënëse, dy për këta nxënës dhe njëra për gjuhë angleze. Numri i gjithë fëmijëve në këtë shkollë në Kleçkë të Lipjanit është 24.

Mësuesja e tre klasave tregon se ka vështirësi që t’i menaxhoj tri paralele njëkohësisht, megjithatë thotë se rezultatet nuk janë të dobëta.

-Advertisement-

Por vet nxënësit thanë se do te donin që të kishin një hapësirë vetëm me bashkëmoshatarët e tyre, ku nuk do të dëgjonin mësimet për paralele të ndryshme.

Drejtori i shkollës deklaron se për shkak te numrit të vogël të nxënësve kombinimi i paraleleve ishte i domosdoshëm, ndërkaq sipas tij kjo nuk është jashtë rregullave.

Prindërit e nxënësve janë kundër një reformimi eventual ku këta nxënës mund të kalonin tek një shkollë tjetër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera