Sport

Cristiano dënohet me dy vite burg me kusht dhe gjobitet me 19 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 26 July 2018

Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është dënuar me dy vite burg me kusht për mashtrim tatimor, dënim të cilin nuk do ta vuajë dënimin prapa grillave.

Sipas EFE, Agnecia Tributaria – agjencia tatimore në Spanjë – e ka aprovuar dënimin, në bazë të cilit Ronaldo gjobitet edhe me 19 milionë euro.

Megjithatë, portugezi nuk pritet ta vuajë asnjë pjesë të dënimit prapa grillave pasi është deklaruar i fajshëm për katër krime tatimore, të cilat i ka kruar gjatë kohës së tij në Real Madrid.

-Advertisement-

Ronaldo akuzohet se i ka kryer krimet gjatë viteve 2011 dhe 2014 duke e mashtruar shtetin spanjoll me nga €1.39m, €1.66m, €3.2m dhe €8.5m në secilin nga këto vite.

Agjencia spanjolle e lajmeve shton se ekziston një mospajtim rreth zëvendësimit të dënimit kriminal me gjobë, me Agencia Tribularia që kërkon që Ronaldo të përballet me burg nëse e përsërit krimin në dy vitet e ardhshme.

33-vjeçari është larguar nga Madridi, pasi iu bashkua Juventusit për 112 milionë euro në fillim të këtij muaji.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera