Sport

Costa: Mesazhi i Contes një moment çmendurie

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 21 August 2017

Diego Costa e ka kritikuar përsëri trajnerin e Chelsea, Antonio Conten.

Ai ka insistuar se mesazhi që Conte ia kishte dërguar për t’i treguar se nuk ishte më i nevojshëm në “Stamford Bridge” ishte një moment çmendurie, transmeton Express.

Përfaqësuesi i Kombëtares së Spanjës ende nuk është rikthyer në Londër që prej përfundimit të sezonit 2016-17, me Conten që ka qenë i qartë se Costa është tepricë.

“Mesazhi i Contes? Ishte një moment çmendurie. Mund të ndodhë, por mendoj se ishte mungesë respekti,” ka thënë Costa për MC Neës.

-Advertisement-

“Unë gjithmonë kërkoj që të flas ballë për ballë me trajnerin dhe bordin. Kurrë nuk iu dërgoj mesazhe, prandaj kjo tregon se çfarë personi është Conte,” ka shtuar Costa.

Sa i përket të ardhmes së tij, Costa e ka ripërsëritur se dëshiron të rikthehet të Altetico Madridi dhe se është i gatshëm të presë reagimin nga skuadra e Diego Simeones.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera