Mbappé e ka ‘peng’ që nuk luajti dot në një ekip me CR7: Ai dhe Messi janë legjenda të futbollit
Autori: Gazeta inFokus
13:58 | 19 December 2024
Kylian Mbappé ka shprehur sërish admirimin e tij për Cristiano Ronaldon, duke pranuar se do të kishte dashur të luante përkrah portugezit, por e konsideron të vështirë tani. Në një intervistë të fundit, sulmuesi i Real Madridit foli për lidhjen emocionale me Ronaldon, të cilin e ka cilësuar si idhullin e tij që nga fëmijëria:
“Sigurisht që do të më kishte pëlqyer të luaja me Cristiano Ronaldon. Është gjithmonë një kënaqësi të luash me lojtarë të jashtëzakonshëm, si ai ose Messi. Kur flasim për Cristianon, gjithmonë flasim edhe për Messin. Janë dy legjenda të këtij sporti”.
Mbappé theksoi se ka pasur fatin të luajë me lojtarë të mëdhenj gjatë karrierës së tij, si Neymar, Pogba, Griezmann dhe Benzema. Gjithashtu, kujtoi përvojën e tij duke luajtur përkrah Lionel Messit te PSG, gjë që e vlerësoi si një mundësi unike:
“Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të luaja me Messin. Ai është unik, si Cristiano Ronaldo. Mendoj se ndonjëherë e kemi nënvlerësuar atë që ata kanë arritur. Janë vërtet legjenda të futbollit”.
Mbappé ka luajtur kundër Ronaldos në disa raste, por shprehu keqardhjen që nuk pati mundësinë të luante në të njëjtën skuadër me të. Megjithatë, francezi mbetet i fokusuar te karriera e tij dhe synimet që ka me Real Madridin e kombëtaren transalpine.
Kjo deklaratë tregon respektin e thellë të Mbappé për dy nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit, duke ruajtur gjithashtu modestinë dhe pjekurinë që e karakterizon.

T� tjera
-
Tubimi para Kryeministrisë në Tiranë, tensione mes protestuesve dhe policisë, disa të shoqëruar në Polici
Momente tensioni janë regjistruar në protestën që po zhvillohet përpara Kryem...
-
Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë
Komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste (SAJ) të Serbisë, Igor Zhmiric, ...
-
Tragjedia në Elbasan, një viktimë, një i zhdukur dhe 10 të lënduar
Një shpërthim i fuqishëm, i ndjekur nga një vatër zjarri, ka ndodhur mesditën...
-
Schuebel: Bllokada institucionale në Kosovë ka ngadalësuar ritmin e reformave
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Dirk Schuebel, ka t...
-
Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi
Nafta e papërpunuar Brent ra nën 100 dollarë për fuçi të mërkurën për herë të...
-
Kurti pasi pranoi Raportin e KE-së: Nuk pasqyrohet progresi që kemi bërë në procesin e anëtarësimit
ryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që Kosov...
-
Aleanca: Raporti i Progresit vulosi dështimin gjashtëvjeçar të qeverisë
Aleanca ka reaguar pas publikimit të Raportit të Progresit të Komisionit Evro...
-
Zv.Presidenti amerikan e “gjen” fajtorin për humbjen e Republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka thënë se arsyeja kryesore e humbjes...
-
Presidentja Shiroka Pula pranon Raportin e Progresit, zotohet për reforma drejt BE-së
Presidentja Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Bashkimit Evro...
-
Doli nga shtëpia më 1 nëntor, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e 13-vjeçarit deçanas
Policia Rajonale e Ferizajt, përmes hetuesve rajonalë të Sektorit Rajonal të ...
-
“Ata njerëz kanë me u përgjigj”, prot*esta për Arlinda Zekajn hyn në ditën e tetë
Protesta për drejtësi për Arlinda Zekajn, e organizuar nga Kolektivi për Mend...
-
Hargreaves takohet me Konjufcën, diskutojnë edhe për Strategjinë Shtetërore për Specialen
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...






























