Rajoni dhe Bota

Coronavirusi në Shqipëri, gjashtë të vdekur, 136 raste të reja dhe 74 të shëruar në 24 orët e fundit

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 09 August 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 561 testime për COVID-19, ndërsa kanë rezultuar pozitiv 136 persona.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 8 në Patos, 7 në Vlorë, 6 në Kavajë, nga 4 raste Kuçovë, Fier, nga 2 raste Berat, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, nga 1 rast Durrës, Mirditë, Mat, Roskovec, Malësi e Madhe, Peqin, Gramsh.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 74 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3342, që nga fillimi i epidemisë.

-Advertisement-

Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë mbi 1 mijë persona aktivë me COVID-19 që janë në banesë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Në të dy spitalet, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera