Sport

Conte do dyshen e Inter

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 29 November 2017

Blutë janë duke e përcjellë me kujdes dyshen e skuadrës italiane, pasi janë të interesuar që ta kryejnë transferimin gjatë afatit kalimtar të janarit

Menaxheri i Chelsea, Antonio Conte, është i interesuar të transferojë dyshen e Inter, Mile Skrinar dhe Antonio Candreva.

Blutë janë duke monitoruar dyshen e zikaltërve, ndaj kanë çuar skautë për ta përcjellë në ndeshjet e Serie A.

-Advertisement-

Skrinar është blerje e re në San Siro, por paraqitjet e tij kanë rënë në sy të gjigantëve të Europës, përfshirë edhe atë spanjoll, Barcelona.

Candreva në anën tjetër ka luajtur nën urdhrat e Conte sa ky i fundit drejtonte Italinë dhe besohet se 48 vjeçari do sërish të punojë me mesfushorin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera