Lajme

Çmimi i një buke në Pejë nga 50 ngrihet në 60 centë

Autori: Gazeta inFokus 06:40 | 15 July 2022

Si rrjedhojë e rritjes së çmimeve të produkteve bazike për jetesë edhe bukëpjekësit e Pejës kanë vendosur që nga e enjtja çmimi i një buke nga 50 cent të ngrihet në 60 centë.

Gjatë muajve të fundit çmimi i bukës është rritur disa herë, ndërsa brenda një viti buka është shtrenjtuar për 20 cent.

Valës së ngritjes së çmimeve të artikujve ushqimor prej sot i janë bashkuar edhe bukëpjekësit e Pejës, raporton RTK.
Nga 50 cent sa ishte deri më sot, tash 1 bukë do të kushtoi 60 cent.
Furrtari Shemsedin Muhadri thotë se kjo rritje e çmimit të bukës është rezultat i ngritjes së çmimeve tjera, siç janë, energjia elektrike, uji, mielli e produkte të tjera.
Banorët kanë opinione të ndryshme rreth shtrenjtimit të cmimit të bukës. Disa thonë se rritja e çmimit është e papërballueshme, ndërsa të tjerë e arsyetojnë këtë veprim të furrtarëve me rritjen eçmimeve të produkteve tjera bazike.
Gjatë mujve të fundit çmimi i bukës është rritur disa herë, ndërsa brenda një viti buka është shtrentuar për 20 cent.
Bukëpjekësit e Pejës kanë vendosur që nga e enjtja çmimi i një buke nga 50 centë të ngrihet në 60 centë.
Gjatë muajve të fundit çmimi i bukës është rritur disa herë, ndërsa brenda një viti buka është shtrenjtuar për 20 centë

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera