CMG-ja: Deti i Kinës Jugore nuk duhet të bëhet arenë përplasjesh
Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 11 April 2021
Më 7 prill, kolona e marinës amerikane me aeroplanmbajtësen “USS Theodore Roosevelt” përfundoi manovrën e përbashkët ushtarake në Detin e Kinës Jugore. Kjo është hera e tretë këtë vit që kjo aeroplanmbajtëse amerikane hyn në hapësirën ujore të Detit të Kinës Jugore.
Në hartën hegjemoniste të ShBA-së, Deti i Kinës Jugore konsiderohet si zonë e rëndësishme për mbrojtjen e pozicionit të saj drejtues në rajonin e Indo-Paqësorit dhe për frenimin e Kinës. Ushtria amerikane hyri në Detin e Kinës Jugore nën flamurin e “lirisë së lundrimit”, por në fakt kërcënon sovranitetin dhe sigurinë e vendeve të këtij rajoni, shkruan në një koment të saj CMG ( Grupi mediatik i Kinës).
Nga njëra anë, tensionet në rajon bien ndesh me vullnetin e vendeve të rajonit për mbrojtjen e paqes e për zhvillimin e përbashkët dhe nuk gëzonjnë popullaritet.Nga ana tjetër, bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve të ASEAN-it ka treguar gjallëri të madhe me rastin e 30 vjetorit të krijimit të mekanizmit të dialogut dypalësh. Qysh nga viti 2020, Kina dhe vendet e ASEAN-it kanë bashkëpunuar në luftën përballë COVID-19 dhe kanë shërbyer si shembull për bashkëpunimin global përballë koronavirusit të ri.
Ndërkohë, të dyja palët realizuan edhe rritje në tregti dhe në bashkëpunimin në fushën e investimeve, pavarësisht nga recesioni ekonomik global. Të dyja palët u bënë partneret tregtare numër një të njera-tjetrës për herë të parë. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP) i ka dhënë gjithashtu forcë të madhe nxitëse formimit të bashkësisë së fateve të përbashkëta Kinë-ASEAN.
Aktualisht, me përpjekjet e përbashkëta të Kinës dhe të vendeve të ASEAN-it, gjendja në Detin e Kinës Jugore është në përgjithësi e qëndrueshme. Të dyja palët po forcojnë bashkëpunimin në çështjet detare dhe po shpejtojnë konsultimet mbi “Kodin e sjelljes në Detin e Kinës Jugore”.
Të dyja palët kanë besim e mençuri dhe janë në gjendje të kontrollojnë mosmarrëveshjet midis tyre.Ditët e fundit, presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte shprehu qartazi shpresën për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjes territoriale me Kinën. Edhe vizitat njëra pas tjetrës kohët e fundit të ministrave të Jashtëm të katër vendeve të ASEAN-it tregojnë se vendet e këtij rajoni shpresojnë të nxitin fqinjësinë e mirë me qëndrim pragmatik dhe nuk dëshirojnë të bëhen mjet për ruajtjen e hegjemonisë së ShBA-së.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...