Fun & Video

Çmenduri! Nëna filmon të birin 6-vjeç duke ecur me… 130 km në orë (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 19 November 2019

Një nënë ruse është duke u hetuar nga policia dhe zyrtarët e shërbimit për kujdesin e fëmijëve, pasi në një video që po qarkullon në rrjetet sociale shfaq të birin e saj 6-vjeç duke i dhënë makinës me shpejtësi marramendëse prej 130 kilometra në orë.

Videoja shokuese shfaq vogëlushin pranë timonit derisa lëvizte me shpejtësi prej 130 kilometra në orë. Në anën tjetër shumë persona që e kanë parë videon kanë kritikuar ashpër të ëmën që e postoi në internet.

E sikur kjo të mos mjaftonte, Agina Altynbayeva, 29-vjeçe, u është kundërpërgjigjur kritikëve duke u thënë se “e jeton jetën ashtu si do”.

-Advertisement-

Djali 6-vjeçar “Fast and Furious” në autostradë on Vidnews.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera