Lajme

Çka ka punuar babai i Shaqir Totajt?

Autori: Gazeta inFokus 21:00 | 03 October 2021

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur në emisionin N’Konak të Gazetës Infokus, për traditën familjare.

Gjatë bisedës me Zekirja Shabanin, ai ka treguar se babai i tij ka qenë furrtar.

Për këtë punë që i ka bërë prindi, ai thotë se ndihet krenar, pasi prej këtij zanati kanë krijuar mirëqenien familjare, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Babai im ka qenë furrtarë dhe gurbetqar. 40 vjet ka punuar në gurbet dhe unë në një mënyrë jam rritur me furrën, prandaj gatimin e kemi traditë familjare”

Bile, Totaj ka thënë se edhe vet ka punuar në furrë.

“Sa kam qenë student kam punuar në furrë, i kam ndihmuar babës kohë pas kohe, dhe pak e di zanatin”, ka thënë Totaj.

Ai ka thënë se hasjanët njohin si bukëpjekësit më të mirë në gjithë Evropën, prandaj edhe ndihet krenar për këtë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera