Lajme

Çka humbë Trepça për një ditë greve të minatorëve?

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 01 March 2021

Rreth 700 minatorë të Trepçës e kanë ndalur punën mëngjesin e së hënës, për shkak se nuk janë paguar gjatë muajit janar, shkruan Gazeta Infokus.

Gani Osmani, kryetari i sindikatës së minatorëve ka thënë për Infokus, se këta minatorët janë të revoltuar dhe po kërkojnë sqarim.

“Jemi në grevë, arsyeja janë pagat e muajit janar, një pjesë, gjysma e punëtorëve ju ka pagu 70 përqind ndërsa gjysmës tjetër nuk i ka qitë hiq. Tash erdh muaji mars na duhet me marrë rrogën e shkurtit. Për këtë punëtorët janë mbledhur dhe po kërkojnë sqarim. Minatorët janë të revoltuar sepse nuk po na paguajnë jetët për këtë dikush po bon pengese. Ndërrimi i parë i ka 500 punëtorë. Ndërrimi i dytë 100 persona ndërsa i treti 50”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Po sa i kushton Kosovës një ditë mospune në këtë ndërmarrje?

Sipas kryetarit të sindikatës së minatorëve, Gani Osmani nëse ndalet puna për 24 orë , Trepça humb, hiq më pak se 50 mijë euro.

“Nëse një ditë nuk punon Trepça humbja është 50 mijë euro. Nëse kjo minierë nuk punon për 24 orë  humbja është 50 mijë euro”, ka deklaruar Osmani për Infokus.

Ai thotë se xehet nga kjo minierë nxjerrën me ton, dhe shiten si të tilla.

“Me ton shitet si koncentrat, pluhuri është 2400 dollarë kjo është me çmime ndërkombëtare. Diku afër 1900 është plumbi, ziku është diku 1300-400 dollarë”, ka deklaruar ai.

Osmani u shpreh se për një ditë ka ndodhur të nxjerrin deri në 500 ton./GazetaInfokus/

LEXO EDHE: Rreth 700 minatorë hyjnë në grevë, flasin nga Trepça

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera