Lajme

Rreth 700 minatorë hyjnë në grevë, flasin nga Trepça

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 01 March 2021

Mëngjesin e së hënës, minatrorët e Trepçës e kanë filluar me grevë, shkruan Gazeta Infokus.

Shkak për mos nisjen e punës janë bërë mungesa e pagave për muajin janar.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Infokus kryetari i sindikatës së minatorëve Gani Osmani.

-Advertisement-

“Jemi në grevë, arsyeja janë pagat e muajit janar, një pjesë, gjysma e punëtorëve ju ka pagu 70 përqind ndërsa gjysmës tjetër nuk i ka qitë hiq. Tash erdh muaji mars na duhet me marrë rrogën e shkurtit. Për këtë punëtorët janë mbledhur dhe po kërkojnë sqarim”, ka thënë ai.

Gjithashtu Osmani ka treguar se rreth 700 minatorë janë të revoltuar në lidhje me mospagesat.

“Minatorët janë të revoltuar sepse nk po na paguajnë jetët për këtë dikush po bon pengëse. Ndërrimi i parë i ka 500 punëtorë. Ndrrimi i dytë 100 persona ndërsa i treti 50”, deklaroi ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera