Lajme

Çitaku, Kurtit: Kur drekoni me Lajçakun, paramendoni që keni përballë qytetarët që po i jepni “Zajednicën”

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 09 February 2023

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit lidhur me Gabriel Escobarin për marrëveshjen finale.

Çitaku në një postim në Facebook, thotë se PDK ka qëndrim konsistent për dialogun, dhe atë që duhet të përmbajë marrëveshja finale, pra njohjen finale.

“Ndërkohë, kur ju të darkoni me Lajçakun, paramendoni që i keni përballë qytetarët të cilët ua kanë dhënë votën. Po ata qytetarë të cilëve u keni thënë zëshëm “Zajednica nuk kalon”, shkruan mes tjerash Çitaku.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Kryeministri po i thotë opozitës “ Kur e takoni Escobarin, paramendoni që e keni Albin Kurtin përpara, e ja thuani qëto fjalë”

Kryeministër, PDK ka qëndrim konsistent për dialogun, dhe atë çfarë duhet ta përmbajë marrëveshja përfundimtare, njohjen reciproke.

Ndërkohë, kur ju të darkoni me Lajçakun, paramendoni që i keni përballë qytetarët të cilët ua kanë dhënë votën. Po ata qytetarë të cilëve u keni thënë zëshëm “Zajednica nuk kalon”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera