Lajme

Çitaku i kundër-reagon Presidentes: Paska gjetur kohë të merret me mua, jo me problemin e ngritur

Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 20 January 2023

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i është drejtuar presidentes së Kosovës e cila i reagoi sot Çitakut pas kritikave që i drejtoi Osmanit që të merret me shumë me vërshimet.

Çitaku, në një reagim të shkurtër të saj, ka thënë se presidentja ka gjetur kohë që të merret me të por jo me problemin që e ka ngritur.

Çitaku ka thënë se njerëzit e mëdhenj merren me ide e akuza, ndërkaq të vegjlit me njerëzit e tjerë.

-Advertisement-

Reagimi i plotë i Çitakut:

Kufijtë e Kosovës i ka larë me gjak UÇK-ja, ndërsa unë i kam përshkuar me këmbë si një vajzë e re gjatë luftës. Për Kosovën dhe Republikën që e gëzojmë sot kemi dhënë djersë, gjak, familijarë e të afërm.

Kosovën e pavarur e sovrane Presidentja e tanishme e  ka trashëgu.

Ndërkohë, Presidentja paska gjetur kohë të mirret me mua, e jo me problemin e ngritur nga unë.

Njerëzit e mëdhenj mirren me ide e kauza. Të vegjëlit mirren me njerëzit e tjerë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera