Lajme

Çitaku – Haxhiut: As nuk dorëzohemi e as nuk heshtim – qasja e juaj s’kalon në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 16 February 2023

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

Haxhiu ka thënë se “nëse opozita nuk na mbështetë të paktën të heshtë”.

Më pas reagoi edhe Vlora Çitaku, duke thënë se kjo qasje nuk kalon.

-Advertisement-

“Pasi si e pandehur ia dha urdhërin prokurorit që të dorëzohet, Ministrja e Drejtësisë i paska dhënë opozitës dy mundësi “ të bashkëpunojnë me ne, ose të heshtin”, ka deklaruar ai.

“Shpërfaqje e vrazhdë e mendësisë totalitare që po qeverisë me Kosovën. As nuk kemi me heshtë, as me u dorëzu. Po e përsëris, nuk kalon kjo mendësi në Kosovë”, ka deklaruar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera