Lajme

Çitaku: Dyert e Kuvendit të mbyllura, Republika po mbahet peng nga Kurti

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 16 August 2026

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka publikuar një fotografi nga Kuvendi i Kosovës, ku kjo parti po mban konferencë për media.

Çitaku ka thënë se dyert e Kuvendit janë të mbyllura për deputetët, ndërsa PDK i ka bërë thirrje partisë më të madhe, Lëvizjes Vetëvendosje, që seanca konstituive të vazhdojë sot nga ora 11:00.

“Dyert e Kuvendit të mbyllura për deputetët e zgjedhur nga qytetarët – fotografia e një Republike që po mbahet peng nga Albin Kurti. 16 gusht 2026!”, ka shkruar Çitaku.

-Advertisement-

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy