Cilat masa kufizuese do të zbatohen në ditën e zgjedhjeve?
Autori: Gazeta inFokus 07:50 | 14 November 2021
Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë do të duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në koronavirus apo se e kanë kaluar sëmundjen. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka kërkuar partive politike që të zbatojnë këtë masë. Por, ky rregull nuk do të vlejë edhe për votuesit, konfirmojnë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Por, ky rregull nuk do të vlejë edhe për votuesit, konfirmojnë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Qytetarëve do t’iu kërkohet të mbajnë maska mbrojtëse dhe distancë fizike.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i tha Radios Evropa e Lirë se ky institucion u ka dërguar partive politike një shkresë përmes së cilës ka kërkuar nga ato që të dërgojnë në qendrat e votimit vetëm komisionerë që janë të vaksinuar apo që posedojnë dëshminë e testeve për COVID-19 .
“Përmes kësaj shkrese, subjektet politike janë informuar se masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës janë të detyrueshme edhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, prandaj kemi kërkuar nga subjektet politike që të inkurajojnë të gjithë të nominuarit e tyrë, qoftë si staf zgjedhor apo si vëzhgues, që të respektojnë këto masa. Nga anëtarët e këshillave të vendvotimeve dhe nga vëzhguesit do të kërkohet që të dëshmojnë se kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”, tha Elezi.
Disa qytetarë të Kosovës pushojnë pasi morën dozën e parë të vaksinës Covid-19 në një qendër vaksinimi në Prishtinë, 23 gusht 2021.
Në mbledhjet e radhës të KQZ-së, sipas Elezit, do të merret vendimi përmes së cilit do të caktohen personat përgjegjës të cilët kanë për detyrë të kërkojnë dëshmitë e vaksinimit dhe testin e COVID-19 nga ana anëtarëve të këshillave të vendvotimit dhe vëzhguesve.
Nga votuesit KQZ-ja kërkon zbatimin e masave siç është mbajtja e maskës, distanca fizike prej dy metrash gjatë kohës kur janë duke hyrë apo brenda vendvotimit.
“Votuesit duhet ta mbajnë maskën gjatë gjithë kohës, përveç kur duhet të identifikohen nga ana e anëtari i këshillit të vendvotimit”, tha Elezi.
Ndërkohë në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, zyra për informim e Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë të ditur se në ditën e zgjedhjeve do të zbatohen masat e përgjithshme dhe të veçanta kundër COVID-19, sipas Udhëzuesit të Përgjithshëm.
Aty thuhet se qytetarët duhet të kujdesen për bartje të maskës mbrojtëse, ruajtje të distancës fizike dhe shmangie të grumbullimeve të cilat bien ndesh me masat në fuqi për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Epidemiologu, Isuf Dedushaj ka edhe disa këshilla për qytetarët që do të marrin pjesë në procesin e votimit më 17 tetor.
“Duhet të marrin mjete dezinfektuese me vete, alkool 70 për qind ose ndonjë dezinfektues tjetër që është me bazë të alkoolit, gjithsesi të mbajnë maskat dhe distancën. Para se të hyjnë në vendvotim të dezinfektojnë duart, të votojnë dhe kur të dalin të dezinfektojnë prapë duart”, tha për Radion Evropa e Lirë, epidemiologu Dedushaj.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se do të vendosë dezinfektues në hyrje të secilit vendvotim.
Në Kosovë, situata epidemiologjike është përmirësuar pas një përkeqësimi që filloi në muajin gusht. Autoritetet ndërmorrën masa të reja kufizuese duke shpejtuar edhe fushatën e vaksinimit kundër COVID-19.
Për personat që janë të infektuar me COVID-19, KQZ-ja do të caktojë ekipe mobile të cilat do të shkojnë në adresë të tyre për t’iu mundësuar pjesëmarrjen në procesin zgjedhor.
KQZ-ja kishte vepruar njëjtë edhe në zgjedhjet parlamentare të cilat janë mbajtur në shkurt të këtij viti.
Të tjera
-
Kurti uron besimtarët ortodoksë për Pashkët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët...
-
IKSHPK: Pastroni duart, shpëtoni jetë
5 maji, shënon një nga ngjarjet e rëndësishme të kujdesit shëndetësor. Kjo...
-
Alma zbuloi tradhtinë e bashkëshortit, pas takimit me kunatën u hodh nga ura e Bunës me tre fëmijët
Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në qytetin e Shko...
-
Shkodër: Një 9-vjeçare dyshohet se u vetëv*a pas dhu*ës së ushtruar nga babai
Policia shqiptare njoftoi se për shkak të dhunës së ushtruar nga babai, një v...
-
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit: Kemi politikanë me pasuri miliardëshe
Në një intervistë në emisionin #KallxoPërnime, drejtori i Agjencisë për Paran...
-
Kina lëshoi Chang’e-6 për të marrë mostra nga Hëna
Kina lëshoi anijen kozmike Chang'e-6 për të mbledhur dhe kthyer mostra nga an...
-
E rëndë në Shkodër, nëna me 3 fëmijë dyshohet të jetë mbytur në Drin, gjendet 1 trup
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me 3 fëmij...
-
Thaçi: Rrogat deri në fund të vitit 700 euro, nuk i mbajmë rininë këtu duke u thirrë vetëm në emër të flamurit e idealit
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka deklaruar se duhet...
-
Osmani: Gëzuar Pashkët besimtarëve ortodoksë në Kosovë dhe në mbarë botën
Presidentja Vjosa Omani u ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë. ...
-
Dialogu rinor: Kina dhe Evropa nëpërmjet syve të rinisë
Në ditën e Rinisë të Kinës, dëgjoni mesazhe rinore.. [video width="360" he...
-
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 200 gjoba në trafik
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1251 gjoba në trafik. ...
-
Tahiri kritikon Qeverinë Kurti: Kosova sot ballafaqohet me probleme serioze, pagat janë të njëjta, çmimet janë rritë
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka de...