Lajme

Cila komedi ngjalli interesim të jashtëzakonshëm?

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 25 February 2019

Komedia “Mind your language” e shfaqur nga studentët e Departamentit Gjuhë Angleze në Kolegjin Universum ngjalli interesim të jashtëzakonshëm në tri qytete Prishtinë, Ferizaj dhe Mitrovicë. Por pas interesimit shfaqja këtë javë do të shfaqet edhe në Qytetin e Podujevës dhe qytetet e tjera.

Shfaqja e studentëve përveq se mbushi sallat plotë me të rinjë, ngjalli interesim të madh edhe nga mediat në vend.

Në një intervistë të realizuar me regjisorët e kësaj komedie, z. Ensar Bajrami dhe znj. Nesrin Jahja, ata theksuan se qëllimi i shfaqjes është prezantimi nga afër i talentit dhe përkushtimit të studentëve si dhe i njohurive të tyre mbi gjuhët në përgjithësi. Shiko shfaqjen në Teatrin ODA në Prishtinë.

-Advertisement-

Ky nuk do jetë aktiviteti i fundit i organizuar, studentët dhe profesorët nga të gjitha departamentet janë duke u përgatitë për gara dhe evente të ngjajshme të cilat do të shpallen në ditët në vijim.

Për të mësuar më shumë rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve në Kolegjin Universum, ju lutem ndiqni faqen në në facebook & instagram, kontaktoni në: [email protected] apo telefononi në +377 44 144 062.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera