Lifestyle

Çifti rrezikon 6 vite burg sepse mori rërë nga plazhi

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 21 August 2019

Dy francezë rrezikojnë gjashtë vite burg pasi u kapën me 40 kg rërë në makinë, të marrë nga plazhet e Sardenjës, në Itali.

Çifti i turistëve donin ta merrnin rërën si kujtim, dhe thanë se nuk e dinin që përbënte krim.

Por rëra e famshme e bardhë e Sardenjës konsiderohet si një pasuri publike dhe është e ndaluar të transportohet larg ishullit.

-Advertisement-

Çifti francez rrezikon nga një deri në gjashtë vjet burg për vjedhje të pronës publike.

Rëra e Sardenjës është shumë e famshme për ngjyrën e veçantë.

Për këtë arsye, konsiderohet pasuri publike.

Duke qenë e tillë, është e ndaluar me ligj që të transportohet jashtë ishullit.

Krimi është i njëjtë me atë të vjedhjes së pronës publike.

Shumë turistë pëlqejnë të marrin pak rërë si kujtim nga plazhet që vizitojnë.

Çifti francez që u kap rrezikon nga 1 deri në 6 vite burg.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera