Chrissy Teigen shtatzënë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2017/11/0-1-721x460.png)
Autori: Gazeta inFokus
12:49 | 22 November 2017
Një “Legend” e vogël po vjen!
Chrissy Teigen është shtatzënë dhe po pret fëmijën e saj të dytë me burrin, John Legend.
Këtë e ka konfirmuar vetë modelja e njohur përmes një videoje në Instagram.
“Luna, çfarë ka këtu?”, ka pyetur modelja 31 vjeçare të bijën ndërsa prek barkun e saj.
Chrissy Teigen ka qenë gjithmonë shumë e hapur me fansat e saj lidhur me problemet e saj të fertilitetit, dhe pamundësinë për të ngelur shtatzënë në mënyrë natyrale.
Por ajo ka thënë gjithmonë se ajo dhe bashkëshorti i saj duan të kenë edhe fëmijë të tjerë, transmeton Klan Kosova.
“Ne duam shumë fëmijë. Kur të ndodhë, le të ndodhë. Për ne, është shumë e vështirë një gjë e tillë sepse John është vazhdimisht në rrugë dhe unë poashtu punoj. Njerëzit mendojnë se është shumë gjë e thjeshtë për yjet të kenë një foshnje, por në fakt është mrekulli e vogël. Kurdo që ndodh, ne do të jemi shumë të lumtur”, kishte thënë kohë më parë modelja për Us Ëeekly.
Këngëtari 38 vjeçar ka thënë se të pasurit një fëmijë është një sfidë shumë e madhe për një çift.
“Të kalosh gjithçka me një fmëijë, forcon lidhjen tuaj në çift sepse nëse ia del me një fëmijë, e di se mund të bësh gjithçka në jetë”, kishte thënë Legend për revistën Cosmopolitan në muajin gusht.
Legend dhe Teigen janë martuar në muajin shtator në vitin 2013 në liqenin Como në Itali.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2025/01/FOTO-KRYESORE-600x360-1.png)
Të tjera
-
Kearns uron Osmanin në 17-vjetorin e Pavarësisë: Gatishmëria e juaj për të qëndruar pranë aleatëve ka qenë e sinqertë
Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, deputetja britanike, Alicia...
-
Tabelat e reja vendosen ndryshe në autostradën Shkup-Tetovë, zhduket gjuha shqipe
Tashmë tabelat e reja në autostradën Shkup-Tetovë janë vendosur, por me ndrys...
-
Artmotion kërkon falje dhe distancohet nga komentet e pahijshme të komentatorit, Andin Lokaj
ArtMotion ka shprehur keqardhje për komentet e pahijshme që kanë ndodhur nga ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot tipik dimëror, me vranësira, erëra të fto...
-
Presidentja Osmani pranon letër urimi për Pavarësi edhe nga homologu italian
Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Italisë, Sergi...
-
E ofendoi Albin Kurtin, Andin Lokaj largohet nga Artmotion
Komentatori i njohur kosovar, Andin Lokaj është larguar nga Artmotion. Bor...
-
Reagon dosti i Xhafer Tahirit të LDK-së, i dyshuari për manipulim të votave, duke u munduar të shfajësohet, deklarohet i gatshëm për të bashkëpunuar me drejtësinë
Pas raportimeve për manipulim të votave në Vushtrri dhe fillimit të hetimeve ...
-
Presidenti Steinmeier uron për pavarësi: Ne dëshirojmë që Kosova të bëhet anëtare e BE-së
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një urim për 17 ...
-
Muharremi parashikon garë të re politike: Tri partitë kryesore drejt përplasjes në zonën 25%
Sipas opinionistit Shenoll Muharremi, skena politike në Kosovë po hyn në një ...
-
Këta janë kandidatët e LDK’së më të votuar në Lipjan
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) arriti t’i marrë 8251 vota apo 27,94 për q...
-
Kush mori më shumë e kush më pak vota në PDK, dalin rezultatet e fundit për të gjithë kandidatët (LISTA)
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit po shkon drejt fundi...
-
Francë, qentë gjurmojnë humbjet në rrjetet e furnizimit me ujë
Një njësi speciale me qen të stërvitur po përdoret në Francë për identifikimi...