Lajme

Chollet për FT: Serbët duhet të pranojnë një nivel të caktuar të sovranitetit të Kosovës, Kosova duhet t’u japë qytetarëve serbë më shumë autonomi

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 14 January 2023

Në një intervistë për Financial Times, këshilltari special i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet cilësoi qasjen “hap pas hapi” si një mënyrë potenciale për përparim në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, domethënë një zgjidhje.

Hapi i parë do të ishte që Serbia dhe Kosova të normalizojnë marrëdhëniet, edhe pa njohje të plotë reciproke, siç kanë bërë vendet e tjera, tha zyrtari pasi vizitoi Beogradin dhe Prishtinën për herë të parë këtë javë.

“Të paktën si hap fillestar është një mënyrë për ta vendosur Kosovën në rrugën euroatlantike në të cilën duam ta shohim”, tha Chollet, duke saktësuar se për një gjë të tillë të dyja palët duhet të tregojnë gatishmëri për kompromis.

-Advertisement-

Ndërsa serbët përfundimisht do të duhet të pranojnë një nivel të caktuar të sovranitetit, Kosova duhet t’u japë qytetarëve të saj etnikë serbë më shumë autonomi, veçanërisht Asocionin formal të komunave me shumicë serbe në very të Kosovës, shpjegon zyrtari.

Chollet tha se i kishte thënë kryeministrit të Kosovës në mbledhjen e pardjeshme se ka një “urgjencë të madhe” për të themeluar këtë organ dhe se “ata e kuptojnë rëndësinë e tij”.

Ai saktëson se SHBA-ja është e vetëdijshme për “rolin shkatërrues të Rusisë, e cila vazhdimisht ka deklaruar mbështetjen e saj për Serbinë” dhe se Serbia ka kohë që varet nga burimet ruse të energjisë, por gjithashtu ka filluar të diversifikojë burimet e saj energjetike dhe të reduktojë varësinë e saj.

Pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës, Chollet tha se SHBA-ja po rrit presionin diplomatik ndaj Beogradit dhe Prishtinës për të mos lejuar që “dhuna të mos japë metastaza”.

“Gjëja e fundit që dikush prej nesh dëshiron tani është një krizë në këtë pjesë të botës, duke pasur parasysh se ne kemi krizën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, jo shumë larg nesh”, tha ai dhe shtoi se SHBA nuk e duan krizën, por Beogradi dhe Prishtina të fillojnë të lidhin një marrëveshje bazuar në propozimin e BE-së.

“Unë mendoj se ka një rrugë të mesme që mund të arrijmë, përndryshe ne nuk do të investonim në këtë siç jemi,” tha Schole, duke shtuar se ai besonte se marrëveshja ishte e realizueshme, por nuk pranoi të caktonte një afat kohor”, tha Chollet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera