Sport

Chelsea ia tregon Real Madridit çmimin e Hazardit

Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 13 October 2018

Chelsea i ka caktuar çmimin anësorit Eden Hazard.

Eden Hazard mund të jetë emri kryesor në tregun e transferimeve verën e ardhshme.

Ylli belg mund të realizojë ëndrrën e tij, duke iu bashkuar Real Madridit në Spanjë.

-Advertisement-

‘Los Blancos’ po ashtu që një kohë të gjatë kanë shenjëstruar 27 vjeçarin, që mund të jetë pasuesi i Cristiano Ronaldos në ‘Santiago Bernabeu’.

Për të transferuar Hazardin, Real Madrid së pari i duhet të arrijë marrëveshje me Chelsean.

‘Blutë’ e Londrës kanë bërë të ditur se nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga Hazard, nëse një skuadër nuk paguan 150 milionë euro për të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera