Sport

Chelsea e nisë me këmbë të mbarë sezonin e ri në Premierligë

Autori: Gazeta inFokus 23:10 | 14 September 2020

Skuadra e Chelseas e ka nisur mbarë fillimin e sezonit 2020/2021 në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Londinezët kanë triumfuar në udhëtim të Brightoni me rezultat 3-1, në duelin e parë të këtij edicioni të ri.

Serinë e golave e hapi Jorginho, i cili në minutën e 23’ shënoi nga pika e bardhë për rezultatin 0-1, më të cilin rezultat u mbyllë pjesa e parë.

-Advertisement-

Në 45 minutat e dytë vendasit e barazuan rezultatin më anë të Leandro Trossard, i cili realizoi një supergol nga largësia.

Mysafirët nuk u dorëzuan dhe pas dy minutave e rikthyen rezultatin 1-2, ku Reece James shënoi një eurogol nga distanca.

Golin e tretë dhe te fundit në ketë takim e realizoi Kurt Zouma, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar Brighton 1-3 Chelsea.

Pas kësaj fitoreje Chelsea renditet e treta me tre pikë, aq sa kanë edhe shtatë skuadra tjera, ndërsa Brightoni pozicionohet i 16-ti me 0 pikë.

Ndeshjen e ardhshme Chelsea e luan në shtëpi ndaj Liverpoolit, ndërsa Brightoni është mysafir i Newcastles./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera