Lajme

Çfarë mendon kancelari gjerman për Kosovën dhe kosovarët? Tregon gazetarja që qëndroi me të

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 31 December 2022

Gazetarja shqiptare, Vjolla Hajdari, e cila e ka shoqëruar kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Samitin e BE-së në Tiranë, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Insajderi, ka zbuluar se çfarë mendon ai për Kosovën dhe kosovarët.

“Ai gjithmonë flet për një mikpritje shumë të mirë dhe të frytshme që ia ka ofruar Kosova. Kancelari njëherësh ka fjalë pozitive, sa i përket qytetarëve gjegjësisht popullit në vend dhe bukurive natyrore që ka Kosova”, zbulon Hajdari qëndrimet e Scholz, i cili Kosovën e ka vizituar në qershorin e vitit 2022.

Tutje ajo ka kallëzuar se çfarë qëndrime ka kancelari gjerman për situatën politike në vend.

-Advertisement-

“Gjatë pyetjeve që unë ja shtroj, ato përbejnë 90% të temës mbi Kosovën. Natyrisht që bisedat që bëjmë “off the record”, zhvillohen në formë konfidenciale. Por, për ato që kancelari flet para mediave, janë opsionet dhe skenarët që e presin Kosovën. Një ndër to është edhe propozimi franko-gjerman, Marrëveshja Themelore e dy Gjermanive dhe Parimi Modus Vivendi, të cilin ai e ka përmendur edhe kësaj here në Samit të BE-së në Tiranë”.

“Politikanët gjermanë janë shumë profesionistë sa i përket gjuhës diplomatike, ndonëse ai ka përmendur edhe para mediave gjendjen faktike dhe asaj politike, aktuale lidhur me Kosovën”.

Ndërkohë, Hajdari tregon se cilat janë temat numër një në gojën e politikbërësve gjermanë.

“Korrupsioni, krimi i organizuar dhe politikat ditore, janë një ndër kritikat që nuk mungojnë në fjalorin politik gjerman. Konflikti me Serbinë dhe situata e tensionuar atje, janë natyrisht temat numër një për momentin”, tha Hajdari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera