Çfarë mendojnë amerikanët lidhur me hetimet ndaj ish-presidentit Trump?

Autori: Gazeta inFokus
08:17 | 22 March 2023
Rreth gjysma e amerikanëve besojnë se hetimet e prokurorit të Nju Jorkut ndaj Trump për pagesën e aktores së filmave pornografikë në këmbim të heshtjes është i motivuar politikisht, por një shumicë e madhe i konsideron akuzat të besueshme, sipas një ankete të opinionit publik nga Reuters/Ipsos.
Sondazhi dyditor, që u mbyll të martën, gjeti se 54% e të anketuarve, mes tyre 80% republikanë dhe 32% demokratë, thanë se politika ishte nxitësi i çështjes penale nga një juri e madhe në Manhatan.
70% e të anketuarve dhe gjysma e republikanëve thanë se ishte e besueshme që zoti Trump gjatë fushatës së tij presidenciale të vitit 2016 e pagoi aktoren e filmave pornonografikë Stormy Daniels për heshtjen e saj në lidhje me një madhënie të dyshuar intime.
Rreth 62% e të anketuarve, përfshirë një të tretën e republikanëve, thanë se ishte gjithashtu e besueshme që zoti Trump falsifikoi të dhënat e biznesit.
Gjetjet vënë në pah natyrën e paprecedentë të hetimeve kriminale ndaj zotit Trump ndërsa ai kërkon të sigurojë mbështetjen e republikanëve në garën për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Asnjë president amerikan nuk është përballur ndonjëherë me akuza penale në gjykatë.
Zoti Trump, i cili po përballet me një konkurrencë që mund të jetë e ashpër në përpjekjen e tretë për të marrë emërimin e Partisë Republikane, ka mohuar të ketë pasur ndonjëherë lidhje jashtëmartesore me aktoren Daniels, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford.
Ish-Presidenti Trump tha të shtunën se priste të arrestohej të martën ndërsa u kërkoi mbështetësve të tij të dhurojnë para për fushatën e tij presidenciale. Një juri e madhe në Manhatan po shqyrton mundësinë e ngritjes së padisë.
Zyrtarë dhe analistë të Partisë Republikane kanë thënë se ndjekja penale e zotit Trump vetëm sa do të përforconte vendosmërinë e mbështetësve të tij më besnikë.
Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, një rival i mundshëm për të marrë emërimin e Partisë Republikane, e ka kritikuar atë që ai e quajti, politizim të zyrës së prokurorit të qarkut të Manhattanit. Zoti DeSanis gjithashtu e ka kritikuar në mënyrë anësore zotin Trump.
Republikani Trump u përgjigj në mënyrë agresive përmes një postimi me kuptime të ndryshme në platformën e tij “Truth Social”.
Rreth nëntë në 10 të anketuar thanë se kishin dëgjuar për çështjen e prokurorit të Manhatanit kundër zotit Trump, një prej disa hetimeve ndaj tij. Një prokuror qarku në Xhorxhia po shqyrton mundësinë e ngritjes së akuzave ndaj zotit Trump lidhur me përpjekjet për të ndryshuar rezultatin e humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2020.
Zoti Trump pretendon në mënyrë të rreme se humbja e tij ndaj presidentit demokrat Joe Biden ishte për shkak të mashtrimeve. Në regjistrimet telefonike ai dëgjohet tek u kërkon zyrtarëve të zgjedhjeve në Xhorxhia që të gjenin votat e duhura që ai të fitonte.
Ai përballet gjithashtu me hetimet e Departamentit të Drejtësisë për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, si dhe përpjekjet për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. Rreth 54% e të anketuarve, mes tyre 85% demokratë dhe 21% republikanë, thanë se janë të besueshme akuzat se zoti Trump kërkoi të bënte mashtrime zgjedhore.
Sondazhi nga Reuters/Ipsos anketoi 1003 të rritur në mbarë vendin, mes tyre 415 demokratë dhe 383 republikanë./Voa

Të tjera
-
Një nga shkencëtarët më të mirë të Kinës: Covid mund të ketë dalë edhe nga laboratori
Mundësia që virusi që shkakton Covid-19 të ketë rrjedhur nga laboratori n...
-
Kurti anulon pjesëmarrjen në Forumin Bratisllavës për shkak të situatës
Kryeministri Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në Forumin e Bratisllavës në...
-
Policia jep detaje për sulmet e djeshme ndaj mediave në veri
Policia ka dhënë detaje në lidhje me sulmet e djeshme të protestuesve s...
-
Protestuesit kërkojnë largimin e kryetarit të Leposaviqit nga ndërtesa e Komunës
Protestuesit serbë të mbledhur para objektit të Komunës së Leposaviqit u kanë...
-
Pas bisedës me KFOR’in amerikan, përfaqësuesit e Listës Serbe dhe protestuesit mblidhen te oborri i kishës
Pas bisedës së shkurtër që kanë zhvilluar me KFOR’in amerikan, përfaqësuesit ...
-
Pas bisedës me KFOR’in amerikan, përfaqësuesit e Listës Serbe dhe protestuesit mblidhen te oborri i kishës
Pas bisedës së shkurtër që kanë zhvilluar me KFOR’in amerikan, përfaqësuesit ...
-
KFOR-i drejtuar protestuesve në Leposaviq: Përderisa të jetë e qetë këtu, ne mund të ofrojmë dialog
Ushtarë të KFOR-it janë parë duke biseduar me protestuesit serbë në Leposaviq...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Fushë Kosovë
Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e vet të hënën rreth mesnat...
-
Deputeti i PDK-së mbështet Kurtin, i kërkon që të mos tërhiqet përballë presionit
Deputeti i PDK-së, Hysen Berisha, ka mbështetur Qeverinë e Kosovës për funksi...
-
“Shpërthim i madh në Evropë”/ Si përshkruhen ngjarjet në veri të Kosovës sipas skenarit të propagandës serbo-ruse
Ngjarjet e djeshme në Kosovë, të cilat u paralajmëruan disa orë më parë, janë...
-
Prokuroria merr vendim për dy serbë të dyshuar për sulmet e djeshme në veri
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë ndaluar, për shkak të dyshim...
-
Ish kryediplomatja e Kosovës për anulimin e “Defender Europe 2023”: Ndëshkimi i parë për Kosovën nga SHBA
Ish ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Meliza Haradinaj ka komentuar an...