Rozë

Çfarë i kishte thënë Fejzullahu Rugovës në pritjen që ky i fundit iu kishte bërë artistëve në vitin 1998

Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 02 January 2023

Për ekipin realizues të këngës “Kosova Calls for Peace” pas përfundimit të një pune të palodhshme në vitin 1998, ishte organizuar një pritje në Rezidencën e presidentit Rugova, i cili së bashku me gruan e tij, Fanën e pritën ngrohtësisht ekipin e këngës.

Presidenti Rugova atë kohë i falenderoi të gjithë dhe i përgëzoi për punën e tyre, që pas publikimit të kësaj vepre do të bënte jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

Në emisionin “FAKTE me Adnan Merovcin” në Klan Kosova janë publikuar pamje të rralla të kësaj pritje

-Advertisement-

Në këto pamje shihet pritja tejet e ngrohtë që iu kishte bërë presidenti Rugova këtij grupi. Përqafime, përgëzime, bisedime të këndshme, komoditet, të qeshura e urime, dukej se asgjë nuk po mungonte në këtë takim.

Një fjalë rasti te presidenti e kishte mbajtë këngëtari i mirënjohur, Sabri Fejzullahu.

Se çfarë i tha Sabri Fejzullahu presidentit Rugova, mund ta dëgjoni në videon më poshtë:

Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy