Rozë

Çfarë e lidh Robertin dhe Tunën pas sherrit të bujshëm

Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 18 August 2020

Dihet tashmë marrëdhënia jo e mirë e Nora Istrefit dhe Robert Berishës me Tuna Sejdiun.

Prej vitesh ata nuk shoqërohen me njëri tjetrin dhe nuk kanë qenë të pranishëm në asnjë nga ditëlindjet e fëmijëve të tyre, ndonëse janë pjesë e të njëjtës familje.

Kjo marrdhënie tensioni midis Robertit dhe Tunës ka ndikuar dhe te fëmijët të cilët nuk mundet të takohen shpesh.

-Advertisement-

Mirëpo së fundmi një foto e publikuar nga vetë, Patrisi në “Instagram” tregon se gjërat janë zbutur pak. Në foto shihet vajza e Robertit dhe e Norës, Renee e përqafuar me kushëririn e saj, Tian.

Vetëm pak ditë më parë në media u përfol se Patrisi dhe Roberti kishin dalë së bashku me fëmijët e tyre për tu argëtuar.

Vetë Roberti ka folur për marrëdhënien e tij me kunatën dhe ka treguar se nuk flet me të, ndonëse për vëllain Patris dhe nipin Tian, jep jetën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera