Certifikohen 248 kandidatë të cilët kanë kaluar me sukses Provimin e Jurisprudencës
Autori: Gazeta inFokus
16:15 | 09 September 2026
Sot, në një ceremoni zyrtare të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, u ndanë certifikatat për 248 kandidatët që kanë përfunduar me sukses Provimin e Jurisprudencës.
Para të pranishmëve në ceremoni, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, uroi kandidatët për përfundimin me sukses të një etape të rëndësishme në rrugëtimin e tyre profesional, duke vlerësuar përkushtimin, punën dhe sakrificën e tyre gjatë procesit të përgatitjes për Provimin e Jurisprudencës.
“Pas këtij numri fshihen vite të tëra shkollim, muaj e muaj përgatitje, shumë punë, sakrificë, por edhe pritje. Familje që kanë pritur dhe sakrifikuar së bashku me ju. Plane për karrierën dhe për të ardhmen. Dhe krahas certifikatës, sot natyrisht që merrni mbi supe një përgjegjësi të re, sepse ju e dini shumë mirë, të jesh profesionist ligjor nuk do të thotë vetëm ta njohësh ligjin. Do të thotë ta kesh guximin ta mbrosh ligjin. Të mos bësh kompromis me padrejtësinë, Të mos e përdorësh profesionin për privilegj, por vetëm për drejtësi”, u shpreh Gërvalla.
Ajo theksoi se Republika e Kosovës ka nevojë për profesionistë që besojnë në ligj dhe që nuk dorëzohen përballë presionit, interesit apo padrejtësisë.
“Sot ju festoni një sukses shumë të merituar. Mbajeni këtë sukses me krenari, por mbani gjithmonë edhe përgjegjësi që vjen me të, sepse drejtësia kërkohet pikërisht me ju. Me njerëzit që kanë guximin dhe vullnetin ta zbatojnë dhe ta mbrojnë ligjin”, tha ajo.

T� tjera
-
Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka anuluar një takim që e kishte caktu...
-
Kurti takohet me kryeministrin e Hungarisë Magyar, i shpreh interesim për intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryeminist...
-
Ambasada britanike kundërshton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara: Do të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë
Ambasada e Mbretërisë së bashkuar në Kosovë ka shprehur shqetësimin lidhur me...
-
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Ndryshimi i pushtetit në Serbi mund t’ia rrezikojë Listës Serbe pozitat dhe p...
-
Publikohet videoincizimi i Halilit Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm
Biseda, rrjedhimisht audio-incizimi është realizuar në një odë në Obiliq, mes...
-
Ambasada italiane e ‘‘shqetësuar’’ për Ligjin e Speciales: Nevojiten konsultime, na vjen keq që s’janë zhvilluar
Ambasada e Italisë, është shprehur e shqetësuar me e mundësinë që Kuvendi i K...
-
Kosova i kërkon sqarime Somalisë për 9 zyrtarë që erdhen në Kosovë në tetor, raportohet se kanë humbur gjurmët
Mediumi somalez “Garoewonline”, raporton sot se Kosova i ka kërkuar zyrtarish...
-
Kurti ndan pamje nga takimi me Rutten: Për Kosovën anëtarësimi në NATO, është prioritet strategjik
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ndarë pamje nga takimi që ka pasur me ...
-
Ligji për Specialen nesër në Kuvend, Zyra e BE alarmon përsëri: Duhet konsultim para çdo miratimi
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë...
-
Ambasada Amerikane jep alarmin për protestat në Prishtinë: Mund të përshkallëzohen dhe pa paralajmërim
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar se de...
-
Ndihmoi që një pronë t’i kalojë një personi tjetër, kërkohet paraburgim për zyrtarin e arkivës të Komunës së Prishtinës
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit...
-
Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës
Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë...


































