Cana në një rrëfim të gjatë: S’i laj enët, jam Don Zhuan dhe flas 8 gjuhë
Autori: Gazeta inFokus 20:37 | 12 March 2019
Ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, është rrëfyer gjerë e gjatë në një intervistë për “My Living”, duke treguar se flet tetë gjuhë të huaja dhe duke zbuluar shumë gjërat nga jeta e tij personale.
“Një nga pasionet që kam ndjekur është ai që kam për historinë. Edhe gjatë ushtrimit të profesionit, udhëtimet apo grumbullimet më kanë dhënë mundësinë të lexoj sidomos për historinë e popullit tonë. Pasioni tjetër është pjesa e makinave. Është vërtetë stereotipi i djemve që kanë qejf makinat e bukura. Po përtej makinave të bukura mua më ka pëlqyer shumë sporti automobilistik. Kam marrë disa here leksione dhe kam hipur dhe me pilot të Formula 1, si Jean Alesi. Nuk i kam dhënë vetë por kam arritur deri në 350 km/h”
Keni qenë Don Zhuan, pasi futbollistat njihen për të tillë?
“Pikërisht ashtu, më një D të madhe dhe me një Zh të madhe”
Lorik sot në shtëpi si zhvillohet dita jote ? Një ditë tipike ? Si është mëngjesi ?
” Në mëngjes ne zakonisht çohemi bashkë, djali është në dhomën e tij. Çohet në mëngjes nuk na lejon që të flemë, kur është shumë herët para orës shtatë merret gjysmë ore dado me të, dhe kur vjen ora tetë vjen e hap derën, bërtet, futet në krevat dhe na zgjon. Zgjimi më fantastik për çdo prind. Pastaj vjen pjesa e mëngjesit.”
Kush e gatuan mëngjesin ?
“Zakonisht me pjesën e mëngjesit merret nusja.”
Çfarë ha për mëngjes ?
” Fruta në mëngjes, bukë të thekur me pak marmelatë, lëng portokalli, çaj ose kafe. Ose kur kam aktivitet mundohem të haj drithëra me kos, që të kem energji, dhe fillon dita. Ne e ndajmë ushqimin në mënyrë që mëngjesi të ketë dhe fruta dhe karbohidrate, dreka perime ( të pranishme në çdo vakt) por dhe pak proteina dhe karbohidrate. Në darkë nuk ha karbohidrate se më ndihmojnë të mbaj stabile peshën.”
I lan enët ?
” Jo nuk i laj se jam i llastuar. Kam gruan dhe dadon që merren me këto punë.”
Po ama gatuan.
” Shumë pak.”
Çfarë do kishe gatuar ?
“Do kisha gatuar një peshk, një levrek në furrë. Nuk është e vështirë sepse duhet të dish kohën kur gatuan peshk. Do bëja një salcë të thjeshtë me vaj ulliri, hudhër, limon të cilën do e shoqëroja dhe me erëza. Anash do bëja ca argjinare të thjeshta me pak oriz të bardhë. Do e shoqëroja kështu.”
Kohë e fundit je vendosur ne Shqipëri ?
” Dy vitet e para mbasi u shkëputa nga futbolli, me vajtje e ardhje. Që nga gushti jemi me stabël në Shqipëri. Në Kosovë shkoj shpesh. Kam dëshirë të kthej këtë kohën e Kosovës që më ka munguar për gjithë këto vite, kështu tani çdo dy javë jam atje.”
Ndërkohë Monika dhe djali si e kanë pritur faktin që po qëndrojnë kaq gjatë në Shqipëri ?
” Nusja e ka marrë më shumë dëshirë. Ajo ka ardhur disa herë. Por, fakti që kemi patur miq para se të vinim , që kemi gjetur dhe kemi bërë miq të rinj, marrëdhënie miqësore, shoqëri për Monikën dhe djalin është pozitiv. Kemi fatin që jemi në një vend të mrekullueshëm më një kohë dhe ushqim të mrekullueshëm. Të marrë më të mirën e kohës.”
Ka pasione djali ?
“Makinat, është i çmendur mbas makinave. I njeh markat, modelet, i ka qejf avionët. Vetëm na pyet kur do ikim diku që të marrë avionin. E do shumë topin, e përzien midis këmbëve dhe duarve. Unë do e shtyja që të merrej me sportin. Cilido që i pëlqen më shumë, por do të doja që sporti të zinte një rol të rëndësishëm në jetën e tij.”
Nëse do vendoste të behej futbollist ?
“Ne do e ndihmojmë në çdo drejtim.”
Sa gjuhë flet Lorik Cana ?
” Nga ato që flas mirë, anglisht, frëngjisht, italisht dhe shqip. Gjermanisht jam shumë mire, në gjuhën serbo-kroate gjithashtu. Kam një bazë të vogël të turqishtes, sa mos jem i humbur, ndërsa gjuhën spanjolle e kuptoj shumë mirë por nuk e kam praktikuar në të folur. Frëngjishtja dhe italishtja më ndihmojnë shumë me spanjishten.”
Ke qenë nja nga futbollistet që vishej më bukur, sot çfarë marrëdhënie ke më stilin ?
” Duhet të jem i sinqertë më ty, unë 90 të kohës vishem me tuta. Por, nusja ka ndikuar në mënyrë jashtëzakonisht shumë pozitive dhe cilësore në mënyrën si vishem, sidomos prej që jemi bashke. Dihet që nuk i krahasojmë dot italianët me shijet e një vendi tjetër.”
Është bërë një dokumentar për ty, me trego pak për projetkin?
“Projekti mori jetë 6 muaj mbasi e kisha lënë futbollin. Nuk e kisha absolutisht në plan të bëja diçka, qoftë një libër. Pastaj thashë pse jo, sepse për të bërë diçka në mënyrën e duhur duhet kapur momenti dhe momenti është sa është I nxehtë se dhe kujtimet dhe njerëzit shprehin emocionet kur janë të freskëta. Nuk arrin ti tregosh të gjitha por në fund kam qenë i kënaqur që kam pranuar sepse është një punë që mbetet dhe e tregon dhe në të ardhme.”/Panorama/
Të tjera
-
Halil Geci i kërkon takim kryeministrit Kurti: Mos përgjigja juaj është mbështetje ndaj Komunikatës nr. 59, që ka dëmtuar rëndë familjen tonë
Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti takim...
-
Rama i jep tender njëburimor për punë shtesë kompanisë me të cilën lidhi kontratë gati 3 milionëshe për shkollën në Kalabri
Kompania e cila u shpërblye me tender në vlerë rreth 3 milionë euro për ndërt...
-
Pacolli me mburrje për listat e publikuara nga Peci: Edhe këtyre ju kam ndihmuar ta fitojnë grantin
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë tashmë një reagim ...
-
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç
“Problemi kryesor në dialog dhe përparimi drejt BE-së janë ngadalësia e qever...
-
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, e ka uruar ...
-
Mërgimtari ‘i mllefosur’ i drejtohet Haradinajt: Kërko falje që s’keni lënë me arrestu Albinin
Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj ka dhënë pre...
-
Limaj për koalicionin AAK – NISMA: Janë bashku forcat patriotike, Kosova gjithmonë ka me fitu!
Koalicionin me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kryetari i Nismës Socialdem...
-
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje në sektorin e energjisë, detaje nga Ministria e Ekonomisë
Sot në Prishtinë u mbajt mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës...
-
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për të zhdukurit
Ndonëse është bërë një vit e gjysmë kur Kosova dhe Serbia u pajtuan për mirat...
-
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut s’kemi mosmarrëveshje, jemi miq e partnerë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook të hënën për taki...
-
Zgjedhjet në Kosovë, Rohde ua tregon partive kufizimin për tubime elektorale me mërgimtarë në Gjermani
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, ka folur rreth fushatës që part...
-
“Po, e kam taku Radojçiqin, si Albini – Rashiqin” – Haradinaj: Në qeverisjen time, ai ka ik nga Kosova
Para mërgatës në Gjermani, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramus...